Ndërlidhjet

SHBA jep fonde shtesë për refugjatët sirianë


Kampe refugjatësh sirianë
Kampe refugjatësh sirianë
SHBA ka njoftuar se do të ofrojë edhe 34 milionë dollarë në ndihmë për refugjatët sirianë.

Fondet e reja rrisin në 165 milionë dollarë ndihmën amerikane për Sirinë, që kur shpërtheu konflikti në vitin e kaluar.

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se fondet kanë për qëllim që “t’i mbajnë ngrohtë familjet e refugjatëve gjatë dimrit, duke ofruar furnizime si batanije, stufa për ngrohje dhe materiale tjera”.

Kombet e Bashkuara thanë se rreth 11mijë refugjatë të tjerë kanë ikur nga Siria në ditët e kaluara dhe shumica nga ta kanë hyrë në Turqi.

OKB thotë se më shumë se 400 mijë njerëz kanë ikur nga Siria që nga fillimi i konfliktit.

Ata janë vendosur në Turqi, Liban, Irak dhe Afrikë Veriore.
XS
SM
MD
LG