Ndërlidhjet

Hetohet vdekja e blogerit iranian


Sattar Beheshti
Sattar Beheshti
Agjencia e lajmeve IRNA tha se nëj komision parlamentar planifikon të hetojë dyshimet për torturat që kanë çuar në vdekjen e blogerit të burgosur Iranian Sattar Beheshti.

Nënkryetari i parlamentit Mohammad Hasan Abutorabifard është cituar nga IRNA të ketë thënë se hetimi do të kryhet nga komisioni me ndikim parlamentar për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

Komentet e tij janë reagimet e para iraniane për këtë rast.

Komiteti për Mbrojtjen e gazetarëve me seli në SHBA tha të shtunën se autoritetet iraniane duhet të lëshojnë detajet e plota mbi “vdekjen e dyshimtë” të Beheshtit në burg.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar një hetim për atë që e ka quajtur “vrasje”.

Dhjetëra blogerë dhe gazetarë iranianë janë arrestuar në kuadër të aksioneve të gjera në Iran në vitet e fundit.

Para arrestimit të tij, Beheshti kishte postuar një blog në të cilin tregonte se ishte paralajmëruar nga shërbimet e sigurisë për shkak të pikëpamjeve të tij kundër regjimit.
XS
SM
MD
LG