Ndërlidhjet

Odile Perrot, konsulle nderi e Kosovës në Toulouse


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Autoritetet e Republikës Franceze kanë dhënë pajtimin për vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, për emërimin e Zonjës Odile Perrot, konsulle nderi të Republikës së Kosovës në qytetin Toulouse, të Francës, ka njoftuar MPJ-ja.

Odile Perrot, doktore e shkencave politike, konsiderohet specialiste e Kosovës dhe gjatë karrierës së saj ka realizuar në Kosovë një mision pune në cilësinë e “Democratization Officer” në OSBE në vitet e 2000, thuhet ne njoftim.

Aktivitetet e saj shkencore i përkushtohen studimit të procesit të demokratizimit në Ballkan.

Perrot ka publikuar artikuj të shumtë për Kosovën dhe është ftuar në konferenca të shumta në Francë si dhe emisione mediatike franceze rreth Kosovës, thekson MPJ.

Perrot është anëtare e “Rrjetit Frankofon të hulumtimeve mbi misionet e paqes” - Universiteti i Montrealit, drejtore e “Kronikës politike dhe kushtetuese të vendeve post-komuniste të hapësirës Ballkanike” e Revistës Est-Europa si dhe anëtare e “Komitetit të Kosovës” në Paris, thuhet ne njoftim.

"Finalizimi i procesit të emërimit të Odile Perrot në cilësinë e Konsulles së Nderit të Kosovës në Toulouse është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve shumë të mira bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Franceze", vlereson MPJ.
XS
SM
MD
LG