Ndërlidhjet

Thaçi informon Jahjagën për takimin në Bruksel


Prishtinë, 12 nëntor 2012.
Prishtinë, 12 nëntor 2012.
Presidentja e e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritiur në një takim pune kryeministrin Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka informuar presidenten për rrjedhën e takimit të dytë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është mbajtur javën e kaluar në Bruksel, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Siç njofton presidenca, kryeministri ka bërë të ditur se që në fillim të takimit ka ngritur çështjen e personave të pagjetur, duke shprehur përkushtimin se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është një nga prioritetet e secilës pjesë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi, pos tjerash, ka thënë se është biseduar dhe se është rënë dakord për menaxhimin e integruar të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe se së shpejti do të fillohet me implementimin e kësaj marrëveshjeje në katër vendkalime kufitare.

Presidentja Jahjaga, nga ana e saj, i ka dhënë mbështetje të plotë procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Dialogu ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi i parë Thaçi-Daçiq është mbajtur më 19 tetor.
XS
SM
MD
LG