Ndërlidhjet

Merkel lavdëron Portugalinë


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Portugalisë, Cavaco Silva, Lisbonë, 12 nëntor, 2012
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Portugalisë, Cavaco Silva, Lisbonë, 12 nëntor, 2012
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka lavdëruar Portugalinë për ndërmarrjen e masave shtrënguese, duke thënë se kjo ka përmriësuar kushtet për rritjen ekonomike të vendit në të ardhmen.

“Ndjej një vendosmëri të madhe për ta kontrolluar këtë fazë”, ka thënë Merkel, pas një takimi me kryeministrin portugez Pedro Passos Coelho në Lisbonë.

Gjatë ditës, dhjetëra protestues kundër masave të shtrëngimit janë mbledhur jashtë pallatit, në të cilin ajo po takohej me liderët portugezë për të diskutuar krizën e borxhit të vendit.

Shumë njerëz që punonin në zyra, fabrika dhe shkolla janë veshur me të zeza për të “mbajtur zi” për praninë e Merkelit.

Kancelarja gjermane ka bërë presion ndaj vendeve si Portugalia, Greqia dhe Spanja që të shkurtojnë shpenzimet me qëllim që të ndihmojnë zvogëlimin e borxhit masiv.
XS
SM
MD
LG