Ndërlidhjet

Spanja "s'ka nevojë" për pako shpëtimi


Ilustrim
Ilustrim
Ministri spanjoll i Financave, Luis de Guindos, tha të hënën gjatë bisedimeve me anëtarët e Parlamentit Evropian, se Spanja nuk ka nevojë për pako shpëtimi.

“Aktualisht, sikurse edhe në të kaluarën, qeveria spanjolle është duke u financuar”, i ka thënë ai komisionit parlamentar për çështje ekonomike dhe monetare.

Spanja është një nga vendet e eurozonës që po përballet me borxh masiv.

Deri tash disa shetet kanë marrë pako shpëtimi, siç është Greqia, por huadhënësit ndërkombëtarë, po e kushtëzojnë dhënien e kësaj ndihme me miratimin e masave tepër të egra të kursimit në vend.

Në Spanjë, publiku është kundër këtyre masave, derisa deri tash janë mbajtur dhjetëra protesta e greva të përgjitshme për të kundërshtuar shkurtimet.
XS
SM
MD
LG