Ndërlidhjet

Tri raketa godasin Kabulin


Kabul, foto nga arkivi
Kabul, foto nga arkivi
Policia afgane tha se të paktën tri raketa janë gjuajtur në Kabul.

Policia tha se një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën gjatë sulmit.

Policia tha se raketat u hodhën të martën në mëngjes në kryeqytetin afgan, pranë një stacioni televiziv privat dhe në afërsi të një zone zyrash që përdoren nga shërbimi i inteligjencës afgane.

Ky ishte sulmi i parë në Kabul që nga shtatori, kur një makinë bombë, që kishte në shënjestër punëtorë të huaj, vrau të paktën tetë persona nga Afrika Jugore dhe katër civilë afganë.

Sulmet e fundit me raketa ishin një përkujtim për sfidat e sigurisë në Afganistan, në kohën kur trupat luftarake të NATO-s po përgatiten të tërhiqen ng avendi në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG