Ndërlidhjet

HRW: Obama të adresojë vrasjet politike në Kamboxha


World -- Human Rights Watch logo,undated
World -- Human Rights Watch logo,undated
Human Rights Watch (HRW) i ka kërkuar presidentit Barack Obama që të adresojë dyshimet mbi abuzime në Kamboxha, gjatë vizitës që do t’i bëjë këtij shteti aziatik në javën e ardhshme.

HRW tha në një raport se më shumë se 300 persona janë vrarë në sulme të motivuara politike në dy dekadat e kaluara, nën regjimin autoritar të kryeministrit Hun Sen.

Raporti implikon disa zyrtarë të lartë dhe oficerë ushtarakë në vrasjet, të cilat siç thuhet nujk janë hetuar asnjëherë plotësisht.

Në të thuhet se ata që janë përgjegjës për vrasjet e paligjshme dhe abuzime tjera nuk janë përndjekur, përkundrazi janë shpërblyer.

Në shënjestër të këtyre sulmeve kanë qenë politikanë opozitarrë, aktivistë dhe gazetarë.

Obama pritet të marrë pjesë në samitin e Azisë Lindore të hënën në kryeqytetin e Kamboxhas, Phnom Penh.

Ai është presidenti i parë amerikan që e viziton këtë vend.
XS
SM
MD
LG