Ndërlidhjet

Akuza të reja ndaj ish zyrtarëve gjeorgjianë


Proteste ne mbeshtetje te te arrestuarve, Gjeorgji...
Proteste ne mbeshtetje te te arrestuarve, Gjeorgji...
Prokurori i përgjithshëm i Gjeorgjisë ka shpallur akuza të reja kundër ish-ministrit të mbrojtjes dhe ish shefit të stafit të forcave të armatosura.

Ish ministri i brendshëm Bacho Akhalaia është ngarkuar tashmë me akuzat për tortura dhe burgosje të paligjshme të ushtarëve.

Ndërsa, shefi i stafit të ushtrisë, Giorgi Kalandadze po përballet tash me akuzën e dytë për shpërdorim detyre.

Akuzat kundër ish zyrtarëve u ngritën për herë të parë në javën e kaluar, kur edhe u arrestuan që të tre. Dy nga ta u liruan me kusht, ndërsa ish ministri i Brendshëm mbetet në paraburgim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen shprehu shqetësimin e tij rreth “arrestimeve të fundit të kundërshtarëve politikë në Gjeorgji” në takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u mbajt në Pragë.
XS
SM
MD
LG