Ndërlidhjet

Dy të vrarë e rreth dhjetë të lënduar në Pakistan


Pamje pas shpërthimit të sotëm në Quetta të Pakistanit
Një bombë që mendohet të ketë pasur për shënjestër milicinë e qeverisë së Pakistanit ka lënë të vrarë të paktën dy njerëz dhe rreth 10 të tjerë të lënduar, në Provincën Jugore të Balushistanit.

Një zyrtar i lartë i ka thënë radios Evropa e Lirë se bomba e vendosur në një biçikletë është shpërthyer nga një telekomandë.

Shpërthimi goditi një konvoj të trupave paramilitare, përderisa po kalonin në një rrugë kryesore në Quetta.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
XS
SM
MD
LG