Ndërlidhjet

Aung San Suu Kyi e nisë vizitën në Indi


Aung San Suu Kyi gjatë vizitës në Washington, DC, (18 shtator 2012)
Aung San Suu Kyi gjatë vizitës në Washington, DC, (18 shtator 2012)
Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi e ka nisur sot vizitën e saj të parë në Indi, pas më shumë se katër dekadash.

Ajo pritet që nesër të zhvillojë bisedime me kryeministrin indian, Manmohan Singh.

Laureatja 67 vjeçare e çmimit Nobel për Paqe e ka paralajmëruar Indinë rreth të qenit “shumë optimiste” lidhur me ndryshimet politike në Birmani.

Singh e kishte vizituar Birmaninë fqinje në muajin maj, në përpjekje për t’i forcuar lidhjet tregtare ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG