Ndërlidhjet

UNHCR paralajmëron thellim të krizës humanitare në Birmani


Një kamp i refugjatëve në Sittwe të Birmanisë (30 tetor 2012)
Një kamp i refugjatëve në Sittwe të Birmanisë (30 tetor 2012)
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka paralajmëruar sot për “rritjen e një emergjence humanitare” në perëndim të Birmanisë, duke u bërë thirrje vendeve fqinje që t’i hapin kufijtë për njerëzit që po ikin nga gjakderdhja sektare.

Komisioneri i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara tha përmes një deklarate se është “shumë i shqetësuar për tregjeditë e fundit me barka në Gjirin e Bengalit”, ku mbetën më shumë se 12 persona të zhdukur, pas fundosjes së dy anijeve.

“UNHCR u bën thirrje vendeve të rajonit që të luajnë rolin e tyre në këtë emergjencë humanitare në rritje”, thuhet në komunikatë.

Dhuna ndërmjet budistëve dhe anëtarëve të grupit mysliman Rohinya la të vrarë më shumë se 180 njerëz në shtetin Rakhine të Birmanisë që nga qershori i këtij viti, duke bërë që të zhvendosen më shumë se 110 mijë njerëz të tjerë.
XS
SM
MD
LG