Ndërlidhjet

Britaniku thotë se është fajtor për mbledhjen e informatave sekrete


Ilustrim
Ilustrim
Një pjesëtar i Flotës Britanike Mbretërore e ka pranuar se ka mbledhur kode sekrete të programeve që mund t’i hyjnë në punë armiqëve të shtetit.

Gjatë paraqitjes së sotme para një gjykate në Londër, Edëard Devenney tha se është fajtor për mbledhjen e materialeve të detajuara, që përdoren për të kriptuar informacione sekrete.

Ai ishte arrestuar më herët gjatë një operacioni të forcave të Inteligjencës Britanike.

Devenney e pranoi se kishte diskutuar rreth lëvizjes së nëndetësve bërthamore të Britanisë së Madhe me dy agjentë që punonin për Rusinë.

Ata në fakt ishin anëtarë të Shërbimeve Sekrete Britanike, të maskuar si agjentë rusë.

Dënimi i Devenney do të jepet muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG