Ndërlidhjet

Irani prezanton sistemin e ri të mbrojtjes ajrore


Ilustrim
Ilustrim

Irani tha sot se e ka testuar me sukses një sistem të ri të mbrojtjes ajrore, gjatë ushtrimeve ushtarake në lindje të vendit.

Mediat iraniane thonë se sistemi i ri është modeluar pas zbulimit të sistemit amerikan, Hawk.

Zyrtarët e kanë përshkruar ushtrimin si “masiv” dhe thonë se ka për qëllim që të çojë paralajmërime te ato vende që e kërcënojnë Republikën Islamike.

Sipërfaqja e sistemit të ri raketor është emëruar “Mersad”, që do të thotë “pritë”.

Televizioni shtetëror thotë se sistemi ka kapacitet që ta mbyllë një objekt fluturues në një distancë prej 80 kilometrash dhe mund të qëllojë nga largësia prej 45 kilometrave.
XS
SM
MD
LG