Ndërlidhjet

Dhjetë të vrarë nga rrëzimi i helikopterit


Mashhad, Iran
Mashhad, Iran
Dhjetë persona kanë humbur jetën në verilindje të Iranit, kur helikopteri me të cilin udhëtonin, është rrëzuar.

Helikopteri transportonte njerëz të plagosur në një aksident rrugor në qytetin Mashhad.

Sipas burimeve zyrtare, helikopteri ka fluturuar në lartësi të ulët dhe ka goditur në kabllo të energjisë elektrike.

Irani ka histori të aksidenteve të shpeshta ajrore. Avionët e tij thuhet se janë të vjetër, ndërsa mirëmbajtja është e dobët.
XS
SM
MD
LG