Ndërlidhjet

Putin shkarkon dy zv/ministra të Mbrojtjes


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar dy zëvendësministra të Mbrojtjes.

Vendimi vjen pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes Anatoly Serdykov në lidhje me një skandal korruptiv.

Putin shkarkoi edhe Dmitry Chushkin dhe Yelena Kozlovan, që mbikëqyrnin financat nën dejtimin e Serdyukovit.

Serdyukov u shkarkua pasi u implikua në një skandal korruptiv prej 100 milionë dollarësh, në të cilin një kompani e armëve e kontrolluar nga Ministria, është akuzuar se iu ka shitur prona kompanive të brendshme me një çmim të ulët të dyshimtë.
XS
SM
MD
LG