Ndërlidhjet

Shkencëtarët heqin misterin, astronomi Brahe i shek 17 s'u helmua


Gjatë zhvarrimit të trupit të Thycho Brache, Pragë, 2010
Gjatë zhvarrimit të trupit të Thycho Brache, Pragë, 2010
Shkencëtarët i kanë dhënë fund spekulimit për vdekjen e astronomit danez të shekullit të 17-të, Tycho Brahe.

Brahe ka vdekur papritmas në vitin 1601 në moshën 54 vjeçare, nga ajo që besohej të ketë qenë infeksion i fshikëzës urinare.

Por, disa spekulojnë se ai mund të jetë helmuar me merkur, për të cilën gjë dyshimet kanë shkuar te mbreti ose te ndonjë astronom, rival i tij.

Shkencëtarët danezë kanë marrë mostra nga trupi i Brahes në vitin 2010, i cili ka qenë i varrosur në një kishë në Pragë.

Ata thanë se “koncentrimi i merkurit nuk është aq i lartë sa për të shkaktuar vdekjen”.

Por, ata nuk treguan se çka e ka shkaktuar vdekjen e tij.

Brahe është meritor për observimet qiellore, që kanë ndihmuar në shtrimin e bazës për astronominë moderne.
XS
SM
MD
LG