Ndërlidhjet

Panetta: Skandalet e fundit nuk janë shenjë e një problemi sistematik


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta tha se një varg problemesh etike që kanë përfshirë komandantë të lartë amerikanë nuk janë shenjë e një problemi sistematik në ushtri.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Panetta tha se ushtria ka nevojë për rivlerësim të trajnimeve etike, për tu siguruar se i mban standardet më të larta etike.

Gjatë ditës së sotme, Panetta gjithashtu i urdhëroi komandantët e ushtrisë amerikane që të bëjnë një shqyrtim të trajnimeve të etikës në mesin e oficerëve të lartë.

Së fundmi, gjenerali John Allen ndodhet nën hetime për komunikim jo të përshtatshëm me një femër, që ka lidhje me skandalin e seksit, në të cilin është përfshirë ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus.

Petraeus, i cili është edhe ish-gjeneral i ushtrisë amerikane, dha dorëheqje javën e kaluar, pasi e pranoi se kishte qenë i përfshirë në një lidhje jashtëmartesore.
XS
SM
MD
LG