Ndërlidhjet

Rusia ngritë akuza kundër 9 anëtarëve të një grupi terrorist


Aksion gjatë arrestimit të anëtarëve të një grupi terrorist në Rusi
Aksion gjatë arrestimit të anëtarëve të një grupi terrorist në Rusi
Autoritetet ruse kanë ngritur akuza kundër nëntë anëtarëve të dyshuar të një grupi të ndaluar islamik, nën dyshimet për posedim ilegal të mjeteve shpërthyese dhe të municionit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë tha sot se këta persona janë burgosur më herët këtë muaj. Ata dyshohet se janë anëtarë aktiv të Hizb ut-Tahrir, një organziatë që zyrtarisht është e ndaluar në Rusi dhe konsiderohet si grup terrorist.

Këta nëntë persona gjithashtu akuzohen për koordinim të operacioneve të këtij grupi të ndaluar terrorist.

Të arrestuarit e dyshuar janë qytetarë të Rusisë dhe Taxhikistanit.
XS
SM
MD
LG