Ndërlidhjet

Shtetet evropiane diskutojnë rreth një embargoje armësh kundër Sirisë


Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague
Shtetet evropiane janë duke diskutuar rreth mundësisë për kthimin e një embargoje të armëve ndaj Sirisë dhe janë duke kërkuar nga vendet arabe dhe SHBA-ja që ta shtyjnë përpara përfundimin e konfliktit që filloi para 20 mujash.

Këtë deklaratë e dha sot sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, pas takimit në Londër me kryetarin e Këshillit të ri Kombëtar Sirian, Mouaz al-Khatib.

Hague tha se Britania ende nuk do t’i bashkohet Francës në njohjen formale të këtij grupi opozitar, si përfaqësues legjitim i njerëzve sirianë.

“Jam i inkurajuar nga ajo që dëgjova dhe pashë nga liderët e koalicionit dhe shpresoj që diskutimet e sotme në Londër të rezultojnë me një ndihmë më të madhe për dhjetëra mijëra njerëz që po vuajnë sot në Siri”, ka thënë Hague.

Zyrtarë nga SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe vende të tjera janë duke u takuar në Londër me këtë grup të ri opozitar, me qëllim të përcaktimit të një përkrahjeje më të fortë për kundërshtarët e Bashar al-Assadit.

“Ne nuk mund të rrimë e t’i lejmë gjërat ashtu siç janë në Siri, sepse atje është një situatë shumë e rëndë”, ka thënë Hague para gazetarëve, duke shtuar se reagimi i perëndimit duhet të jetë i menduar dhe gjykuar mirë.
XS
SM
MD
LG