Ndërlidhjet

Pillay i dënon përleshjet palestinezo-izraelite


Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Navi Pillay
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Navi Pillay
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Navi Pillay i ka dënuar përleshjet e fundit ndërmjet forcave izraelite dhe militantëve palestinezë, duke kërkuar nga të dyja palët që të tërhiqen.

Pillay tha se ajo është e tmerruar nga fakti se civilët janë duke u vrarë, përfshirë tre izraelitë në apartmentet e tyre dhe disa fëmijë palestinezë, përfshirë një bebe dhe një grua shtatzënë.

Zëdhënësi i saj, Rupert Colville u tha sot gazetarëve në Gjenevë se Pillay i dënon sulmet nga Rripi i Gazës në jug të Izrealit dhe se është shumë e shqetësuar me rritjen e numrit të sulmeve të forcave izraelite në popullatën e Rripit të Gazës.

Colville thotë se Pillay u bën thirrje të dyja palëve që të tërhiqen nga ky konfrontim shumë i rrezikshëm.
XS
SM
MD
LG