Ndërlidhjet

Në Afganistan, shpërthimi i bombës lë 17 civilë të vrarë


Pamje nga një shpërthim i mëhershëm i një bombe në rrugë në Afganistan
Pamje nga një shpërthim i mëhershëm i një bombe në rrugë në Afganistan
Një bombë e vendosur në rrugë nga kryengritësit talibanë la të vrarë 17 civilë, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë, përderisa po shkonin në një dasmë, në perëndim të Afganistanit.

Viktimat ishin duke udhëtuar me një minibus nga njëri fshat në tjetrin, kur makina hasi në bombë, njofton zëdhënësi i provincës Farah, Abdul Rahman Zhewandai.

“Shifrat e fundit tregojnë se 17 civilë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë u vranë, ndërsa 14 të tjerë janë lënduar”, njofton shefi i policisë, Aqa Noor Kintoz.

Ai fajësoi talibanët për vendosje të bombës në rrugë.
XS
SM
MD
LG