Ndërlidhjet

Paraburgim për tre Gecajt


Ilustrim
Ilustrim
Një gjyqtar i EULEX-it ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre personave, dy nga të cilët pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, njofton misioni i EULEX-it.

Të dyshuarit u arrestuan një ditë në parë nga policia e EULEX-it. Ata akuzohen se kanë kryer vepra të vrasjes si krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

EULEX-i as dje as sot, nuk ka bërë me dije identitetin e të arrestuarve, por, mediat vendëse kanë raportuar se bëhet fjalë për Rrustem, Hetem dhe Sabit Gecin.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
XS
SM
MD
LG