Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon sulmet mbi Gaza


Gaza
Gaza
Shtëllunga tymi kanë mbuluar Gazën, pasi ushtria izraelite ka vazhduar të sulmojë caqet e Hamasit.

Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë goditur mëngjesin e sotëm selinë e sigurisë së Lëvizjes Islamike, ndërsa janë dëmtuar rëndë edhe dy ndërtesa televizioni.

Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, diplomatët kanë vazhduar përpjekjet për ndërmjetësimin e armëpushimit.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka thënë se është në kontakt me Hamasin dhe zyrtarët izraelitë.

Liga Arabe, e udhëhequr nga Nabil El-Araby, po ashtu ka thënë se do të vizitojë Gazën jo më larg se 19 nëntori.

Dhuna në Rripin e Gazës ka shpërthyer qysh të mërkurën, kur ushtria izraelite ka vrarë shefin e krahut ushtarak të Hamasit.

Hamasi është një lëvizje islamike, e cila sundon Gazën qysh në vitin 2007.

Mbi 50 persona, palestinezë dhe izraelitë, thuhet të kenë humbur jetën në pesë ditë luftime.
XS
SM
MD
LG