Ndërlidhjet

“Mbrojtja civile” mban ushtrime në veri


Veriu i Mitrovicës - arkiv
Veriu i Mitrovicës - arkiv
Organizata serbe, e ashtuquajtur “Civilna zastita” apo “Mbrojtja civile”, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e ushtrimeve simuluese në veri të Mitrovicës.

Ky organizim thuhet se zhvillohet nën përkujdesjen e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, e cila drejtohet nga Aleksandër Vulin.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për organizimin e ushtrimeve të tilla.

Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, në bazë të informacioneve që ka policia, organizata “Mbrojtja Civile” do të demonstrojë një ushtrim të reagimit në rast të emergjencave apo situatës së zjarrit.

“Policia do të mbledhë informata dhe do ta luajë rolin në kuadër të përgjegjësive që ka për rendin publik”, ka thënë Hoti.

“Mbrojtja Civile”, nga institucionet e Kosovës konsiderohet si strukturë paralele, e cila vepron në veri të vendit.
XS
SM
MD
LG