Ndërlidhjet

Ragmi Mustafa rizgjidhet në krye të PDSH-së


Ragmi Mustafa
Ragmi Mustafa
Pa kundërkandidat dhe me aklamacion, Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës.

Besimin për të udhëhequr partinë, Mustafa e ka marrë nga Kuvendi i 5-të zgjedhor, i mbajtur sot në Preshevë.

Mustafa ka falënderuar të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë për kryetar dhe ka thënë se do të angazhohet për t'i realizuar në tërësi objektivat e këtij subjekti politik.
XS
SM
MD
LG