Ndërlidhjet

Britanikët duan të dalin nga BE-ja


Ilustrim
Ilustrim
Shumica e britanikëve favorizojnë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Ky është rezultati i anketës që ka zhvilluar revista “Observer”.

Të anketuarit janë përballur me pyetjen: “Nëse do të mbahej një referendum për përkatësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian, si do të përgjigjeshit?”.

Tridhjetekatër për qind janë përgjigjur kategorikisht për daljen e Britanisë nga BE-ja, ndërsa 22 për qind kanë thënë se me siguri do të përgjigjeshin kundër BE-së.

Rrjedhimisht, sipas revistës britanike Observer, 56 për qind e të anketuarve janë për daljen e vendit nga blloku evropian.

Anketa ka nxjerrë në pah se 30 për qind e respondentëve janë për mbetjen e Britanisë në BE, ndërsa 14 për qind e tyre janë të pavendosur.

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë është anëtare e Bashkimit Evropian qysh në vitin 1973.
XS
SM
MD
LG