Ndërlidhjet

Obama arrin në Birmani


Presidenti Barack Obama në Birmani
Presidenti Barack Obama në Birmani
Presidenti amerikan Barak Obama u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së, që viziton Birmaninë (e njohur edhe si Mianmar).

Obama pritet ta mbajë një fjalim në Rangun (i njohur edhe si Yangon).

Shtëpia e Bardhë lëshoi fragmente nga fjalimi në të cilin Obama thotë, se “kam ardhur për të mbajtur premtimin tim, dhe të zgjasë dorën e miqësisë", por thekson se “ky udhëtim sapo ka filluar, dhe ka shumë rrugë për të bërë”.

Udhëheqësit e Birmanisë kanë prezantuar reformat që synojnë përmirësimin e të drejtave të njeriut, të cilat janë shkelur gjatë dekadave të rejgimit ushtarak.

Zyrtarët amerikanë theksojnë se vizita e Obamës është një shenjë e mbështetjes për këto reforma. Obama takon presidentin Thein Sein dhe drejtuesen e opozitës Aung Sun Su Ki.
XS
SM
MD
LG