Ndërlidhjet

Kthehen në tokë pas 4 muajve në stacionin hapësinor


Kapsula kozmike, Dragon...
Kapsula kozmike, Dragon...
Anija kozmike që bartte tre astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka ateruar në stepat e Kazakistanit, rreth 35 kilomtra larg nga vendi i planifikuar i aterimit.

Në bord ishin Yuri Malenchenko i Rusisë, Akihiko Hoshide i Japonisë, dhe Sunita Williams nga SHBA-ja, të cilët kompletuan misionin 126 ditësh.

Autoritetet ruse thanë se për shkak “të një vonese minimale të procedurave” kapsula nuk ka mundur të aterojë në vendin e planifikuar, por, helikopterët dhe ekipet e shpëtimit kanë arritur shumë shpejt, pas aterimit të anijes.

Kozmonautët rusë Oleg Novitsky dhe Yevgeni Tarelkin dhe amerikani Kevin Ford mbeten ende në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ata kanë arritur atje në tetor, për një mision pesëmuajsh.
XS
SM
MD
LG