Ndërlidhjet

Opozita siriane "pushton" një bazë ushtarake


Siri...
Siri...
Kryengritësit sirianë deklaruan se e kanë zënë një bazë ushtarake të qeverisë në afërsi të kufirit turk, derisa ka pasur raporte për sulme në Damask, në rrethin ku besohet se jetojnë besnikët e qeverisë.

Një deklaratë nga Qendra Mediale Aleppo e opozitës, thotë se rreth 15 tanke dhe të paktën 18 ushtarë janë zënë kur kryengritësit morën kontrollin e bazës së forcave speciale në Orum al-Sughra, të vendosur në mes të Alepos dhe kufirit turk.

Në videon e postuar nga kryengritësit që pretendon se tregon bazën, shihen tanke dhe artileri të sekuestruara.

Nuk ka verifikim të pavarur të rënies së bazës.

Televizioni shtetëror sirian pranoi se “terroristët” me mortaja qëlluan në rrethin Mezze 86 të Damaskut, duke plagosur civilë dhe dëmtuar ndërtesa.

Rrethi është i banuar kryesisht me anëtarë të sektit (islamik)alavitë, sekt të cilit i takon edhe presidenti sirian Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG