Ndërlidhjet

Opozita siriane do të vendoset në Egjipt


Kreu i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, Mouaz al-Khatib.
Kreu i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, Mouaz al-Khatib.
Opozita siriane do të ketë selinë në Egjipt. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, Mouaz al-Khatib, pas takimit në Kajro me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Muhammad Amr.

Në zhvillime të ngjashme, kryeministri i Italisë, Mario Monti, ka thënë se vendi i tij do të njohë koalicionin e opozitës siriane, por nuk ka vendosur ende për njohje të plotë diplomatike të tij.

Franca dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i cili përbëhet nga gjashtë shtete, i kanë dhënë njohje të plotë diplomatike koalicionit opozitar të Sirisë.

Siria po përballet me protesta anti-qeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Presidenti Bashar al-Assad ka shtypur dhunshëm kundërshtarët e regjimit të tij. Mbi 38,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG