Ndërlidhjet

Thaçi dhe Daçiq takohen në fillim të dhjetorit


Thaçi & Daçiq
Thaçi & Daçiq
Takimi i ardhshëm i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, do të mbahet në fillim të muajit dhjetor.

“Data e saktë ende nuk është caktuar, por planifikojmë që ata të takohen në javën e parë të dhjetorit”, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug duke u thirrur në burime të saj brenda Komisionit Evropian.

Gjithnjë sipas Tanjug-ut, në krye të agjendës do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Kjo marrëveshje është arritur në muajin shkurt, në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por zbatimi i saj ka lënë për të dëshiruar.

Thaçi dhe Daçiq, deri më tash, janë takuar dy herë nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Takimet në mes të tyre kanë për qëllim që të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si kusht që dy vendet të avancojnë në procesin e integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG