Ndërlidhjet

BE apelon për ndërprerjen e luftimeve në Gaza


Gaza
Gaza
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës, duke thënë se “armëpushimi është në interes të të gjithëve”.

“Ndërprerja e armiqësive është në interes të të gjithëve, sidomos në kontekst të stabilitetit në rajon”, thuhet në deklaratën e tyre.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë banorët e tij nga të gjitha llojet e sulmeve që vijnë nga Hamasi dhe grupet e tjera në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite ka nisur operacionin kundër Rripit të Gazës të mërkurën e kaluar, në përgjigje të raketave nga Hamasi.

Raportet nga Gaza thonë se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit ka arritur në 100.

Krahas luftimeve për gjashtë ditë me radhë, kanë vazhduar edhe përpjekjet për ndërmjetësimin e armëpushimit me në krye Egjiptin.
XS
SM
MD
LG