Ndërlidhjet

Ish-ylli i futbollit akuzohet për vrasjen e së dashurës


Ilustrim
Ilustrim
Ish-ylli i futbollit brazilian, Bruno Fernandes, ndodhet në gjyq, nën akuzat se ka rrëmbyer ish-të dashurën e tij dhe e ka vrarë.

Prokurorët në Brazil thonë se Ferndandes ka joshur modelen 25-vjeçare, Eliza Samudio, me premtimin se do të marrë atësinë e fëmijës së saj.

Hetuesit thonë se Samudio është mbajtur rob në një fermë dhe më pastaj është vrarë.

Frenandes, në dhjetor të 2010-ës, është shpallur fajtor për akuza se ka rrëmbyer Samudion dhe ka tentuar ta detyrojë atë që të abortojë fëmijën.
XS
SM
MD
LG