Ndërlidhjet

Mbyllet rasti për blasfemi kundër së krishteres pakistaneze


Rimsha Masih
Rimsha Masih
Një gjykatë në Pakistan ka përfunduar rastin e blasfemisë kundër një vajze të krishterë.

Rimsha Masih është arrestuar në muajin gusht në Islambad, nën dyshimet se ka djegur shkrimet e shenjta të Islamit.

Mediat lokale kanë raportuar se Gjykata e Lartë në Islamabad ka hedhur poshtë rastin dhe akuzat kundër Rimshës, pasi avokatët e saj kanë paraqitur një peticion kundër rastit.

Rimsha është liruar më herët me kusht, pasi autoritetet policore kanë akuzuar një imam lokal se ka fshehur provat e blasfemisë së dyshuar në çantën e saj.
XS
SM
MD
LG