Ndërlidhjet

Arrestohet ish-zëvendës kryeministri serb për përvetësim të milionave


Jozef Kasa - Ish zëvendës kryeministër i Serbisë
Jozef Kasa - Ish zëvendës kryeministër i Serbisë
Mediat serbe raportojnë se ish-zëvendës kryeministri i vendit, Jozef Kasa dhe disa nga partnerët e tij të biznesit, janë arrestuar.

Arrestimet janë bërë duke u bazuar në hetimet dhe dyshimet për përvetësimin e miliona eurove nga Banka Serbe, Agrobanka.

Në gusht, autoritetet serbe e mbyllën këtë bankë dhe arrestuan bordin e drejtorëve, bazuar në dyshimet për abuzim të detyrës dhe përvetësim.

Kasa dikur drejtonte degën e Agrobankës në qytetin e tij të lindjes, Suboticë, në provincën veriore të Vojvodinës.

Ai ishte zëvendës kryeministër në qeverinë e Zoran Xhinxhiqit në fillim të viteve 2000.
XS
SM
MD
LG