Ndërlidhjet

Protestojnë punëtorët e Amnesty International


Ilustrim
Ilustrim
Me qindra punëtorë të Amnesty International kanë protestuar sot në Londër, për të kundërshtuar planet e grupit për reduktim të stafit, që do të rezultojë me shkurtimin e 500 vendeve të punës për stafin lokal në Londër.

Kjo është greva e dytë e punëtorëve të AI-së në muajt e fundit.

Drejtoresha për Amerikë e Amnesty International, Susan Lee dha dorëheqje javën e kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj “dështimit të menaxhmentit të lartë për t’i trajtuar drejtë dhe me respekt stafin”.

Ndryshimet e planifikuara organizative përfshijnë transferimin e 500 vendeve të punës nga Londra për në 10 vende të tjera përreth botës.
XS
SM
MD
LG