Ndërlidhjet

Afganistani ekzekuton me vdekje tetë të burgosur


Një nga burgjet e Afganistanit
Një nga burgjet e Afganistanit
Në një përdorim të rrallë të dënimit me vdekje, Afganistani ka ekzekutuar tetë të burgosur radhazi.

Prokurori i Përgjithshëm, Rahmatullah Nazari tha se tetë të burgosurit u ekzekutuan sot, pasi ishin dënuar për krime që përfshinin vrasje dhe dhunime.

Ai tha se ankesat e tyre ishin refuzuar nga Gjykata e Lartë, ndërsa presidenti afgan, Hamid Karzai gjithashtu i kishte aprovuar dënimet e tyre.

Sipas BBC-së, presidenti afgan kishte nënshkruar urdhërin për ekzekutimin e 16 të burgosurve, mirëpo agjencia e lajmeve Afgan Islamic Press raporton për shifra edhe më të lartë, deri në 22.
XS
SM
MD
LG