Ndërlidhjet

Obama flet përmes telefonit me Morsin


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama e ka nënvizuar edhe një herë nevojën për qetësim të situatës aktuale në Gaza, përmes një bisede të zhvilluar përmes telefonit me presidentin e Egjiptit, e treta brenda 24 orëve të fundit.

Biseda ndërmjet të dy liderëve ishte një mundësi diskutimi përpara arritjes së sekretares Hillary Clinton në rajon, më vonë gjatë ditës, ka njoftuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes, i cili është duke udhëtuar me presidentin.

Obama e ka përgëzuar Morsin për përpjekjet si ndërmjetësues për ta arritur një armëpushim ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG