Ndërlidhjet

San Francisco miraton urdhëresën kundër lakuriqësisë


Në San Francisco, këta protestues lakuriq e kundërshtojnë urdhëresën
Në San Francisco, këta protestues lakuriq e kundërshtojnë urdhëresën
Ligjvënësit në San Francisco të Kalifornisë e kanë miratuar një urdhëresë që e ndalon lakuriqësinë publike.

Bordi Mbikqyrës i San Franciskos është përgjigjur në ankesat e publikut, lidhur me praninë e rregullt të njerëzve të zhveshur në rrugët e qytetit, veçanërisht në distriktin Castro, të dominuar nga homoseksualët.

Ky Bordi e miratoi urdhëresën, e cila ndalon ekspozimin e pjesëve intime në shumicën e vendve publike, përfshirë rrugët, trotuaret dhe transportin publik.

Nëse shkelet kjo rregullore, herën e parë individi do të dënohet deri në 100 dollarë, por një shkelje e tretë do t’i jepte prokurorit të drejtën e dhënies së gjobës deri në 500 dollarë, apo edhe me burgim.
XS
SM
MD
LG