Ndërlidhjet

Shpërthim në Tel Aviv


Shpërthimi në autobus, Tel Aviv, 21 nëntor, 2012
Një bombë ka shpërthyer në qendër të Tel Avivit duke plagosur 10 persona në atë që zyrtarët e quajtnë akt terrorist, i cili mund të komplikojë përpjekjet e arritjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.

Shpërthimi ka thyer dritaret e autobusit, i cili po udhëtonte në një rrugë me tri korsi në drejtim të kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes, njofton agjencia e lajmeve, Reuters.

Tre persona raportohet se janë në gjende të rëndë shëndetësore.

“Ky ishte një sulm terrorist”, ka thënë Ofir Gendelman, një zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Duna ka kapluar prej më shumë se një javë Rripin e Gazës. Hamasi ka hedhur raketa në drejtim të Izraelit, derisa ky i fundit, është kundërpëgjigjur me sulme nga ajri, toka dhe uji.

Deri tash raportohet për mbi 130 viktima palestineze dhe 5 izraelite.

Diplomatët e lartë ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për armëpushim.
XS
SM
MD
LG