Ndërlidhjet

SHBA, OKB dënojnë shpërthimin në Tel Aviv


Tel Aviv
Tel Aviv
Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara denoncuan shpërthimin në një autobus në Tel Aviv, në kohën kur në rajon gjendet sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, njofton DPA.

Ata po bëjnë përpjekje për të çuar përpara një armëpushim mes Gazës dhe Izraelit.

“Këto sulme kundër civilëve të pafajshëm izraelitë janë të egra. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë aleatëve izraelitë, “thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së bardhë, në të cilën gjithashtu rikonfirmohet “angazhimi i palëkundur” i Uashingtonit
për sigurinë e Izraelit.

Zëdhënësi i Banit, tha se sekretari i përgjithshëm është “tronditur” nga lajmi mbi sulmin në autobus në Tel Aviv, dhe e dënoi atë “në termat më të fortë të mundshëm.”

“Nuk ka rrethana që justifikojnë sulmin ndaj civilëve,” tha ai në një deklaratë.

Britania dhe Franca gjithashtu kanë dënuar shpërthimin, duke tërhequr vërejtjen se sulmet e tilla mund të shkaktojnë një hakmarrje izraelite, e cila mund “të degjenerojë në konflikt të hapur.”

Clinton ishte larguar nga Jerusalemi për në Kajro dhe Ban ishte në Ramallah në kohën e shpërthimit.
XS
SM
MD
LG