Ndërlidhjet

Netanyahu i "jep një shans" armëpushimit


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka pranuar rekomandimet e presidentit Barack Obama mbi propozimet e Egjiptit për armëpushim të luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit, për t’i dhënë kështu një shans armëpushimit, citon njoftimin e zyrës së tij, agjencitë nderkombëtare të lajmeve.

“Pak kohë më parë, kryeministri Benjamin Netanyahu ka folur me presidentin Barack Obama dhe është pajtuar me rekomandimet e tij për t’i dhënë shans propozimit egjipitan për një armëpushim, dhe kësisoj për t’i dhënë një mundësi stabilizimit të situatës dhe qetësimit para se të krijohet nevoja për përdorimin e forcës më të madhe”, thuhet në njoftim.

Ai ka përsëritur se Izraeli do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur qytetarët e vet.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit ka bërë të ditur më herët se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për armëpushim në Rripin e Gazës.

Ai bëri njoftimin gjatë një konference për gazetarë të mbajtur bashkë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi në orën 20:00 (sipas kohës në Evropë).

Egjipti ka udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit që ka lënë të vrarë të paktën 148 palestinezë dhe pesë izraelitë, që kur shpërtheu tetë ditë më parë.
XS
SM
MD
LG