Ndërlidhjet

Arrin nota verbale nga Fixhi


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale dhe një letër për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga Republika e Fixhit, thuhet në një njoftim të MPJ-së.

"Në përputhje të plotë me njoftimin e para dy ditëve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka bërë publik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, njohjen e Republikës së Kosovës nga ky shtet, nota verbale konfirmon këtë akt të rëndësishëm për shtetin e Kosovës", thuhet ne komunikatë.

Në letrën që ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Fixhit, Inoke Kubuabola, i ka dërguar ministrit Hoxhaj, konfirmohet vendimi zyrtar i Qeverisë së Republikës së Fixhit për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

“Dëshiroj të ju njoftoj se me këtë njohje formale, Fixhi shpreh gatishmërinë që të procedohet vendosja formale e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet në letrën e ministrit Kubuabola, dërguar ministrit Hoxhaj.

Republika e Fixhit shtrihet në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor, ka kryeqytet Suvan dhe një popullsi prej mbi 800 mijë banorë.

Fixhi është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara nga tetori i vitit 1970.
XS
SM
MD
LG