Ndërlidhjet

Talibanët kërcënojnë Indinë


Mumbai, Indi...
Mumbai, Indi...
Talibanët e Pakistanit kanë kërcënuar se do të sulmojnë caqet indiane për t’u hakmarrë ndaj ekzekutimit të Ajmal Kasabit, i cili u var për shkak të rolit të tij në sulmet e viit 2008 në Mumbai, që patën vrarë 166 njerëz.

Zëdhënësi i Talibanëve Ehsanullah Ehsan tha se trupi i Kasabit duhet t’i kthehet familjes ose talibanëve.

Kasab, 25 vjeçar është varur të mërkurën pasi që u dënua për rolin e tij në sulmet triditëshe në kryeqtetin tregtar të Indisë.

Hasab ka pranuar se ka qenë anëtar i organizatës militante Lashkar-e-Taiba dhe ka qenë i mbijetuari i vetëm i një grupi prej 10 sulmuesve islamikë që rrethuan Mumbain më 26 nëntor të 2008-ës.

Talibanët e Pakistanit kritikuan reagimin e qeverisë së Islamabadit ndaj ekzekutimit.
Ministria e Jashtme në Islamabad ka lëshuar një deklaratë të shkurtër që e dënon terrorizmin.
XS
SM
MD
LG