Ndërlidhjet

Fletarrestim për ish-Zonjën e Parë të B.të Fildishtë


Dhuna në Bregun e Fildishtë, 2011.
Dhuna në Bregun e Fildishtë, 2011.
Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka lëshuar fletarrestim për Simone Gbagbon, gruan e ish-presidentit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo.

Ajo kërkohet për krime të dyshuara kundër njerëzimit, të kryera gjatë krizës pas-zgjedhore të vendit, në vitin e kaluar.

Kjo është hera e parë që Gjykata, në historinë e saj 10-vjeçare, akuzon një grua.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime akuzon Simone Gbagbon për përfshirje të dyshuar në vrasje, dhunim dhe persekutim.

Dhuna, e cila është shkaktuar nga refuzimi i ish-presidentit për të pranuar humbjen, ka lënë mbi 3,000 njerëz të vrarë.

Laurent Gbagbo tashmë ndodhet në Hagë.
XS
SM
MD
LG