Ndërlidhjet

Gaza thotë se ushtria izraelite ka vrarë një palestinez


Rripi i Gazës
Rripi i Gazës
Autoritetet spitalore thonë se një palestinez është qëlluar për vdekje nga trupat izraelite pranë kufirit të Gazës.

Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit nuk ka mundur të konfirmojë incidentin, duke thënë se “trazirat” kanë shpërthyer në anën palestineze të kufirit dhe kanë bërë që ushtarët izraelitë të tërheqin vërejtjen me të shtëna paralajmëruese.

Nëse konfirmohet, ajo do të ishte viktima e parë prejse Izraeli dhe lëvizja islamike e Hamasit kanë hyrë në armëpushim, të mërkurën vonë.

Marrëveshja për armëpushim ka pasuar më shumë se një javë luftime ndërmjet dy palëve.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, ka akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit, që ka ndërmjetësuar Egjipti.
XS
SM
MD
LG