Ndërlidhjet

Siria: Turqia po bën “hapa provokues”


"Patriot"
"Patriot"
Siria ka dënuar kërkesën që i ka bërë Turqia NATO-s për të vendosur raketa "Patriot" pranë kufirit të saj.

Ministria e Jashtme siriane ka thënë se ky është një “hap provokues”.

Sistemi "Patriot" është i projektuar për të ndërprerë aeroplanët ose raketat e armiqve.

Turqia, e cila mbështet opozitën siriane, ka një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë.

Rusia po ashtu ka kritikuar kërkesën e Turqisë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se kërkesa e saj rrezikon që të përfshijë NATO-n në konfliktin e Sirisë.

Kjo e fundit po përballet me protesta antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka shtypur me dhunë protestuesit.

Aktivistët thonë se mbi 40,000 persona kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG