Ndërlidhjet

"E Premtja e Zezë" dhe protesta në Walmart


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Punonjësit e pakënaqur të Walmart po protestojnë në të gjithë SHBA, duke kërkuar të
plotësimin e kërkesave të tyre për paga më të mira dhe përfitime tjera, në ditën kur amerikanët kanë vërshuar për të bërë pazare, në atë që njihet si “E Premtja e Zezë”, njofton AFP.

Grevat që filluan të enjten, pasi Walmart shtyu shitjet për “Të Premten e Zezë në mbrëmjen e festës së Ditës së Falenderimeve, pritet të përhapen në dyqanet e rrjetit në më shumë se 100 qytete gjatë ditës, tha një sindikatë, që i mbështetj punëtorët.

Grevat janë “pjesë e valës së vazhdueshme e valës së 1 mijë protestave në 46 shtete para “Të Premtes së Zezë”, ku përfshihen grevat, tubimet, veprimet e drejtpërdrejta dhe përpjekje për të informuar konsumatorët rreth veprimeve të paligjshme të Walmart-it ndaj punëtorëve, ka thënë në faqen e internetit Sindikata e Bashkuar e Punëtorëve Trghtarë dhe Ushqimi (UFCË).

Ëalmart, punëdhënësi më i madh amerikan me 1.3 milion "bashkëpunëtorë”, termi që
përdor për punonjësit e vet, nuk ka asnjë përfaqësim sindikal.

Por, veprimet e punëtorëve kanë marrë mbështetje nga UFCW, nga sindikata e fuqishme e punëtorëve të automjeteve dhe mes tjerësh, edhe të Robert Reich, një ish-sekretar i punës në administratën e Bill Clintonit.
XS
SM
MD
LG