Ndërlidhjet

Anëtarja e Pussy Riot izolohet në qeli


Maria Alyokhina
Maria Alyokhina
Anëtarja e burgosur e Pussy Riot, Maria Alyokhina është izoluar në një qeli.

Alyokhina, 24 vjeçe, është duke vuajtur dënimin dy-vjeçar për një performancë proteste kundër regjimit të presidentit Vlladimir Putin, mbajtur në katedralen kryesore ortodokse ruse në Moskë.

Autoritetet e burgut thanë se Alyokhina është zhvendosur në qeli me kërkesë të saj, për shkak të tensioneve me të burgosurat e tjera.

Alyokhina dhe dy anëtare të tjera të Pussy Riot u dënuan në muajin gusht nën akuzat për huliganizëm, të motivuar nga urrejtja fetare.

Mbështetësit e tyre thanë se gjykimi ishte pjesë e goditjes së të pakënaqurve me Putinin.

Nadezhda Tolokonnikova, 23 vjece është dënuar me dy vjet gjithashtu, ndërsa Yekaterina Samutsevich, 30 vjeçe, u lirua në muajin e kaluar, pasi një gjykatë apeli e pezulloi dënimin e saj.
XS
SM
MD
LG